Adoleshentja u gjet e mbytur në det, arrestohet personi me të cilin udhëtonte në motorrin e ujit DETAJE

45

Arrestohet një i ri i dyshuar si përgjegjësi për mbytjen e adoleshenteje në plazhin e Velipojës në Shkodër.

Ai u identifikua si 25-vjeçari Indrit Bajraktari banues në fshatin Kullaj.

Hetimet nxorrën në pah se rreth orës 14:00 të ditës së djeshme, në Vilun, Velipojë, Bajraktari po bënte xhiro me një motorr uji të marrë me qira bashkë me Enisa Dodën, 17 vjeçe, banuese në Bathore.

Në orën 16:30, ai ka dalë në breg pa motorrin e ujit si dhe pa vajzën. Adoleshentja kishte ardhur me pushime me familjen.

Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi çelësin e motorit.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë Shkodër, për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Gjatë marrjes në pyetje Bajraktari ka thënë se vajza ka rrëshqitur, teksa ka shtuar “Nuk e mbaj mend mirë si ndodhi”. Sakaq në trupin e viktimës, raportohet të jenë gjetur shenja dhune.

Pasditen e djeshme policia e Shkodrës tha se rreth 16:30, në vendin e quajtur Vilun, Velipojë, në një distancë larg nga bregu, rreth 700-800 m është gjetur një shtetase e mbytur në det, e seksit femër.