Administrator në Qytet Studenti, 22 vjeçari u merrte para studentëve për konviktet! Nisin hetimet

37

Hetim në gjendje të lirë ka nisur policia për 22-vjeçarin me inicialet  S. Xh., me detyrë administrator në godinat e Qytetit Studenti, pasi akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia e Tiranës bën me dije se i riu do hetohet pasi akuzohet se i ka marrë një shumë parash një studenti, për regjistrimin në një nga këto godina.

Blutë arrestuan një të ri i cili kundërshtoi punonjësit e Policisë, dhe 5 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. A., 29 vjeç, pasi në rrugën “Ndre Mjeda”, ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë, për të shmangur kontrollin fizik ndaj tij.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

N., 48 vjeç, pasi në rrugën “Demokracia”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

B., 26 vjeç, G. I., 36 vjeç, A. B., 46 vjeç, dhe E. B., 32 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.