Abuzoi seksualisht me vajzën e mitur të gruas, Gjykata e Durrësit lë në burg 39 vjeçarin

44

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg shtetasin me inicialet L.K, njerku që abuzoi seksualisht me vajzën e mitur të gruas.

Bëhet e ditur se kjo masë është dhënë mbi bazën e ekspertizës mjeko-ligjore.

39-vjeçari u arrestua pasi nëna e vajzës 14-vjeçe zbuloi ngjarjen tronditësi.

Nëna vërtetoi se ai kishte abuzuar seksualisht me vajzën dhe madje vijonte të tentonte sërish.