“A vlen ende oferta për Bashën?”, Rama nuk dorëzohet! I “lutet” për bashkëpunim liderit të PD

21

Unë nuk është se dua të zbus apo të lehtësoj pozitën e Lulzim Bashës, por realisht përjashto atë që bëri në Kavajë, Lulzim Basha nuk është ky… Le të shkonte në Kavajë, por qëndrimi i mbajtur në Kavajë, akuzat e bëra atje ishin kthim mbrapa. Ujku qimen e ndërron por zakonin se harron. Lulzim Basha nuk është lider. Por të ishte lider nuk i bën këto. Lulzim Basha është një karakter i dobët që përdoret. Lulzim Basha është midis Saliut dhe Ilir Metës.

A qëndron oferta për bashkëpunim pas zgjedhjeve? Po patjetër. Bashkëpunimi nuk është çështje qefi. Nuk është nevoje pragmatizmi. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet vetëm. Do s’do Ilir Meta, do s’do Monika, ne do të fitojmë.
Çështja është çfarë do të bëjmë ne për të ulur këtë konsum skandaloz energjish për këtë përçarje. Përtej qëndrimeve të mija, shqiptarët e duan këtë gjë. Ata duan që politika të tejkalojë vetveten. Pastaj arrihet nuk arrihet, kjo nuk varet nga unë.

Ne kemi një aleat shumë më të madh se i gjithë konglomerati i Lulzim Bashës. Të mbledhësh bashkë të gjithë ata, do të thotë që të mbledhësh të gjitha karavidhet e gjithë këtyre viteve. Kjo do të thotë se Shqipëria është lodhur klot deri më 2021 por le të kthehet pas në 2015.-tha Rama.