Ballina Aktualitet A qëndron Rusia pas protestave të opozitës? Basha: Ju them cila është...

A qëndron Rusia pas protestave të opozitës? Basha: Ju them cila është e vërteta!

“Unë nuk dua të hamendësoj për gjëra për të cilat nuk kemi fakte. Është e qartë, jo të gjithë e duan Shqipërinë në Europë dhe nuk është një sekret që Rusia nuk e pëlqen Europën e madhe. Dhe kur janë të tilla situata, ata me kënaqësi mund t’i japin një dorë. Kjo nuk do të ishte aspak surprizë”.

Janë fjalët të kryeministrit Edi Rama në emisionin “Porta a porta” në RAI1 pak ditë më parë. Kreu i qeverisë la të kuptonte se protestat në Shqipëri mund të jenë të shtyra nga Moska. Kësaj teorie i kanë fryrë më pas edhe nivelet më të ulëta në qeveri dhe portalet pranë mazhorancës.

I pyetur në emisionin “Zonë e lirë” për këtë teori, kreu i opozitës Lulzim Basha tha se ishte një marrëzi e qeverisë.

“Kjo është e ngjashme me propagandën e Enverit. Këta në studio janë të rinj dhe nuk e mbajnë mend, por atëherë në kohë krize, në fund shpikej armiku i jashtëm kundër interesave të vendit. Ata që e kanë shpikur sot këtë teori kanë lidhje me komunizmin.

Një gjë mund të them me siguri. Nuk ka politikan më pro-europian se unë. Edi Rama nuk ka mik më të mirë se Putin. Ai merr naftën nga Gunvor dhe aplikon demokracinë që ka bërë Putin.
Edhe në këtë moment që flasim për këtë broçkull të tij, ai me siguri është ulur me ndonjë oligark që po jep ndonjë copë në bregdet, apo ndonjë leje…” – tha Basha.