A kanë ëndrrat kuptim të fshehur? Çfarë paralajmërojnë ato?

40

A jeni zgjuar ndonjëherë nga një ëndërr që nuk ka pasur asnjë kuptim dhe keni menduar se për çfarë bëhej fjalë?

Një ekip studiuesish pretendojnë se ëndrra që keni përjetuar është vetëm një vazhdim i asaj që ndodh në jetën tuaj të përditshme – pa ndonjë kuptim më të thellë ose të fshehur.

Ekspertët nga Nokia Bell Labs në Kembrixh krijuan një teknikë të “Përpunimit të Gjuhës Natyrore” që automatikisht mund të analizojë ëndrrat dhe t’i përcaktojë ato.

Gjatë shekullit të dytë të erës sonë, Artemidorus Daldianus prodhoi një vepër me pesë vëllime me titull ‘Interpretimi i ëndrrave’. Ndërsa kohët e fundit, shkencëtarët e gjumit kanë zhvilluar mënyra gjithnjë e më të sofistikuara të kodimit të ëndrrave, duke përfshirë sistemin më të vlerësuar ‘Hall dhe Van de Castle’.

Duke përdorur një mjet të ri ‘Dreamcatcher’, ekipi studioi mbi 20,000 raporte të ëndrrave dhe zbuloi se ajo që ne ëndërrojmë është një vazhdim i asaj që ndodh në jetën e përditshme.class