A jemi përballë një izolimi të dytë kombëtar? Përgjigjet Albana Fiço

34

Pas publikimit të masave të reja të marra nga Komiteti Teknik i Ekspertëve pyetja më e madhe është nëse do të izolohet sërish vendi, konsideruar përkeqësimin e situatës së COVID-19.

Sipas përfaqësueses së Komitetit të Ekspertëve Albana Fiço vendi do të izolohet vetëm nëse situata do të bëhet e papërballueshme për spitalet.

Izolimi i dytë kombëtar do të jetë opsionin i fundit që do të merret në vendin tonë. Komiteti teknik i Ekspertëve, pas rasteve në rritje, ka marrë masa shtesë, për parandalimin e pandemisë. Treguesi kryesor që do të çojë sërish vendin tonë në izolim kombëtar shihen spitalet, nëse ato do të jenë gjendje të përballojnë fluksin. Deri tani situata paraqitet e përballueshme – sipas përfaqësueses së Komitetit të Ekspertëve, Albana Fico.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here