Ballina LAJME A ishte kjo deklaratë një përgjigje e Ramës për kryebashkiakun e natës?

A ishte kjo deklaratë një përgjigje e Ramës për kryebashkiakun e natës?

I shpallur si “kryebashkiaku” i natës në Tiranë, Briken Fejzullai, ka bërë bujë këto kohë me disa postime në Facebook lidhur me qeverisjen e Edi Ramës.

Të famshme janë shprehjet e tij të tipit: ” ti nuk ke shpifur kurrë, mor plak…”, por duket se ditën e sotme erdhi edhe një përgjigje batutë e kryeministrit Rama jo vetëm për të, por për të gjithë ata që sot flasin për situatën në vend…

“…Se kjo hap vende pune o plako se nuk ka vende pune o plako është një moto online e atyre që rrinë në kafe dhe presin punën t’i zgjojë në mëngjes por mundësisht pas orës 9.00 se nuk jetohet me 240 mijë lekë plako, e di vëllai por 240 mije lekëshi është paga më e ulët për ata që nuk kanë asgjë tjetër përvec krahut të punës dhe dëshirës për punë ndërkohë që shumë të tjerë e fillojnë me 240 mijë lekë e pastaj shkon në 300, 400 600 mije lekë…”, tha Rama.