A e ka arritur Italia pikun maksimal të të prekurve dhe viktimave? Përfaqësuesi i OBSh, shuan dyshimin

55

Duke parë numrat e të prekurve dhe viktimave nga Covid-19 në shtetin fqinj, disa mund të mendojnë se Italia tashmë ka arritur pikun maksimal, por nuk është kështu.

Piku maksimal në shtetin fqinj pritet të shihet gjatë javës në vijim.

Kjo është deklarata Ranieri Guerra, drejtor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në shtetin fqinj për Radion Capital.

“Piku pritet të shënohet javës tjetër, ajo pritet të jetë java vendimtare”, deklaroi ai. Gjatë intervistët Ranieri Guerra shprehu gjithashtu shqetësim për mos qenien në vendime të njejta si Italia shtetet e tjera të Evropës të cilat po marrin masa sipas mënyrës së tyre.

Në Itali numri total i të prekurve nga koronavirusi ka arritur në 69176, ndërsa i viktimave në 6820.