Ballina Kuriozitete A duhet t’i fajësojmë prindërit nëse fëmija i tyre shton në peshë?

A duhet t’i fajësojmë prindërit nëse fëmija i tyre shton në peshë?

mom giving homogenized food to her daughter on high chair. Horizontal shape

Edhe pse të gjithë besojnë se mënyra sesi prindërit i ushqejnë fëmijët mund të kenë një ndikim të madh në shanset e tyre për të shtuar peshë, shkencëtarët në King’s College London dhe University College London kanë hedhur poshtë këto supozime.

Më saktë, mënyra me të cilën prindërit ushqejnë fëmijët e tyre ka të ngjarë të varet nga pesha natyrale e fëmijëve të tyre.
Në një studim të botuar në revistën PLOS Genetics, ekipi hulumtoi lidhjen midis “predispozicionit gjenetik të një fëmije drejt një peshe më të lartë ose të ulët” dhe teknikave të ushqyerjes së prindërve të tyre.

Hulumtuesit përdorën të dhëna nga Studimi i Hershëm i Zhvillimit të Binjakeve nga viti 1994 deri në 1996, që përfshin rreth 4,500 çifte binjakësh të lindur në Angli dhe Uells, dhe përgjigjet e mbledhura nga një Pyetësor për Ushqimin e Fëmijëve.
Pastaj llogaritën nëse një fëmijë kishte një predispozitë gjenetike për peshë më të lartë ose më të ulët dhe e krahasuan atë me stilet e ushqyerjes së prindërve.