Ballina Aktualitet A do të arrestohet Vangjush Dako? Reagon zyrtarisht Prokuroria

A do të arrestohet Vangjush Dako? Reagon zyrtarisht Prokuroria

Ishte i pari kreu i opozitës Lulzim Basha që mbrëmjen e së hënës tha për mediat se po përgatitet arrestimi i kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako. Lapsi.al raportoi se për këtë çështje ka zhvillime të reja. Në mbrëmje në emisionin “Opinion” prokuroria e Përgjithshme reagoi zyrtarisht duke deklaruar:

“Për çështjen në fjalë vazhdojnë hetimet me ritëm të përshpejtuar. Fakti që Vangjush Dako nuk është person nën hetim nuk do të thotë që nuk po hetohet veprimtaria e tij. Po hetohet veprimtaria e tij dhe shumë personave të tjerë dhe në fund do të konkludohet nëse ka ose jo elementë të veprës penale” – thuhet në reagimin e prokurorisë.