Ballina Ekonomi / Biznes Tiranë, ministri Peleshi: Tregtarët të mos abuzojnë me inputet pa TVSH

Tiranë, ministri Peleshi: Tregtarët të mos abuzojnë me inputet pa TVSH

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka paralajmëruar tregtarët që të mos abuzojnë me heqjen e TVSH-së për imputet bujqësore dhe ta reflektojnë atë sa më parë. Në një takim me tregtarët, ministri Niko Peleshi deklaroi se do të nisin kontrollet në tregje në mënyrë që kjo politikë të shkojë direkt tek fermerët, për uljen e kostove të prodhimit.

“Ta reflektoni sa më shpejt në çmim për të shmangur çdo mundësi spekulimi këtë përjashtim që po bëjmë nga TVSH-ja, – ka thënë ministri Peleshi. – Këtë ulje të kostos tuaj ta përkthejmë sa më shpejt në uljen e kostos për fermerët.”

Heqja e TVSH-së për imputet bujqësore, ku përfshihen plehrat kimike, farërat dhe pesticidet, u miratua në Kuvend pak ditë më parë.