Ballina Aktualitet 8 Marsi, urimi i kryeparlamentarit Ruçi: Fuqizimi i grave sjell zhvillim

8 Marsi, urimi i kryeparlamentarit Ruçi: Fuqizimi i grave sjell zhvillim

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka uruar sot të gjithë gratë dhe vajzat me rastin e 8 Marsit. Në urimin e tij, kryeparlamentari Ruçi shprehet se fuqizimi i grave dhe vajzave sjell mirëqenie dhe zhvillim. Ndër të tjera, kreu i Kuvendit thekson se arsimi është mënyra më e mirë për fuqizimin e tyre.

“Përulem para grave e vajzave shqiptare, – thekson kryetari i Kuvendit në mesazhin e tij. – Mirënjohje për gratë e vajzat në Diasporë. Fuqizimi i grave sjell zhvillim, mirëqenie, demokratizim. Barazia gjinore, kuitesenca e barazisë sociale. Arsim e punësim për fuqizimin e grave.”