Ballina Aktualitet 8 Marsi, kartolina e kryeministrit Rama, foto me nënën dhe bashkëshorten

8 Marsi, kartolina e kryeministrit Rama, foto me nënën dhe bashkëshorten

Kryeministri Edi Rama, në përshëndetjen e tij të mëngjesit në Facebook ka zgjedhur sot t’u urojë të gjitha grave dhe nënave festën e 8 Marsit. Një kartolinë e thjeshtë, ku, mbi një fotografi me nënën e tij Aneta dhe bashkëshorten Linda, kryeministri Rama shkruan “Gëzuar 8 Marsin”.

Në mesazhin bashkangjitur kartolinës në postimin e tij në Facebook, kryeministri Rama thotë: “Mirëmëngjes dhe një 8 Mars sa më të gëzuar për të gjitha gratë dhe vajzat.”