Ballina Aktualitet 7326 policë në terren, shpërndahen materialet e votimit, KQZ: 50% e qendrave...

7326 policë në terren, shpërndahen materialet e votimit, KQZ: 50% e qendrave në Shkodër po mbahen mbyllur

Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ-të) në të gjithë vendin kanë nisur në orët e paradites së sotme shpërndarjen e bazës materialeve të nevojshme në të gjithë qendrat e votimit në vend pwr 30 qershorin, ditën e zgjedhjeve vendore nga të cilat do të dalin kryebashkiakët e rinj në 61 bashki. Procesi ka nisur fillimisht në Elbasan ku materialet zgjedhore janë stacionuar në Pallatin e Sportit, i cili nesër do të jetë i hapur nga ora 07:00 e mëngjesit deri në 19:00 për të pritur votuesit.

Ndërkohë në kryeqytet shpërndarja është mbikëqyrur edhe nga përfaqësues të OSBE-ODIHR .

Ndërsa në Tropojë, Has dhe Kukës materialet zgjedhore janë dërguar nëpër Qenda Votimi përmes mjeteve të ushtrisë, kjo edhe për shkak të terrenit të vështirë.

Procesi ka qenë i qetë në shumicën e KZAZ-ve në vend, dhe shpërndarja e bazës materiale është bërë përmes makinave private të shoqëruara edhe me një efektivë policie për të siguruar mbarëvajtjen e tij.

Siç bëri të ditur mbrëmjen e djeshme Ministria e Brendshme në terren për të garantuar një proces zgjedhor të qenë, do të jenë në terren 7779 punonjës të policisë janë trajnuar, nga të cilët 5876 punonjës do të angazhohen me shërbim për ruajtjen e objekteve dhe 1450 punonjës policie do të jenë në funksion dhe gatishmëri të procesit zgjedhor.