62 vjeçari rreh barbarisht të bijën adoleshente, nuk rrespekton urdhërin mbrojtës, vihet në pranga

39

Një 62-vjeçar është vënë në prangat e policisë për dhunë ndaj vajzës.

I arrestuari akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur 16 vjeçe, e cila ishte e pajisur me urdhër-mbrojtjeje.

I arrestuari është S. A., 62 vjeç, banues në Mallakastër.

Sipas policisë së Mallakastës 62 vjeçari ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur 16 vjeçe, e cila ishte e pajisur me urdhër-mbrojtjeje.

Ndërkohë në të njëjtin qark, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. C., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “dëmtime të tjera me dashje”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.