Ballina BOTA 6 turistë gjenden të vdekur në apartamentin e marrë me qira

6 turistë gjenden të vdekur në apartamentin e marrë me qira

Brenda një apartamenti në Santiago të Kilit janë gjetur të vdekur 6 turistë nga helmimi me monoksid karboni.

Autoritetet thanë se policia ishte njoftuar nga ambasada braziliane, e cila ishte kontaktuar të afërm të viktimave, pasi një prej tyre kishte telefonuar kur ishte ndjerë keq.

Kur policia hyri në apartamentin e marrë me qira nga turistët në godinën 6-katëshe, gjeti pa jetë 4 të rritur dhe 2 fëmijë.

“The Washington Post” raportoi se në apartament, i cili ishte komplet i mbyllur, ishte konstatuar përqendrim i lartë monoksidit të karbonit.

Nga hetimet paraprake rezultoi se turistët ishin helmuar nga monoksidi i karbonit, i cili është një gaz pa ngjyrë e pa aromë, i prodhuar nga djegia e karburantit në soba me gaz apo sisteme ngrohjeje.

Të mërkurën, Santiago përjetoi ditën më të ftohtë të vjeshtës amerikanojugore, me temperaturat që arritën deri në zero gradë Celsius.