6 persona sulmojnë një shqiptar në Athinë, ai shpëton kokën duke vrapuar

55

Një emigrant shqiptar është sulmuar nga gjashtë persona momentalisht të paidentifikuar të cilët e dhunuan dhe grabitën pasi i zunë pritë në rrugë.

Ngjarja ndodhi dje në orën 15.40 në zonën e Voula, në Vouliagmeni, pjesë bregdetare e Athinës.

30 vjeçari nga Fieri po ngiste motorin e tij në rrugën Apollonos afër hyrjes së dytë të Asteras, kur një automjet i bardhë marka Volkswagen i bllokoi rrugën dhe më pas një mjet Smart.

Shqiptari ka arritur të vrapojë duke u humbur nga sytë.

Policia tha se po përpiqet të identifikojë gjashtë personat që sulmuan të riun fierak. Dyshimet janë se disa nga të dyshuarit janë shqiptarë që kishin njohje të mëparshme me fierakun dhe e kishin vënë në shënjestër për ta dhunuar e grabitur.