55 vjeçarja gjendet e vdekur në shtëpinë e saj, djali me probleme mendore zhduket pasi lajmëroi policinë

34

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, në Egaleo. Mediat fqinje raportojnë se një grua 55-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj.

Ishte një nga djemtë e viktimës ai që lajmëroi policinë dhe më pas u zhduk. Ndërsa autoritet janë duke marrë në pyetje djalin tjetër të saj. Raportohet se 20-vjeçari që mori në telefon policinë të ketë probleme psikologjike.

Gruaja u gjet e pajetë në shtëpinë e saj, ndërsa u vu re se trupi i saj ishte masakruar me thikë. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbuluar autorin e ngjarjes dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.