Ballina Aktualitet Tiranë, ministrja Manastirliu: Më shumë mbrojtje për gratë që denoncojnë dhunën

Tiranë, ministrja Manastirliu: Më shumë mbrojtje për gratë që denoncojnë dhunën

Sot, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, edhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ndriçua në ngjyrë portokalli, duke çelur fushatën e 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore.

“Sot, një grua që denoncon dhunën është shumë më e mbrojtur, sepse me ndryshimet ligjore që miratuam në Kuvend garantojnë urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes për gratë viktima të dhunës në 24 orët e para të denoncimit,” – ka thënë sot ministrja e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale Ogerta Manastirliu.

Duke iu referuar statistikave në vend, vetëm gjatë 10 muajve të këtij viti janë denoncuar 4182 raste dhune, nga të cilat janë bërë mbi 2500 kërkesë-padi. Ndërkohë, studimet tregojnë se një në çdo tri gra në Shqipëri raporton të jetë përballur të paktën një herë me dhunën.