500 mijë lekë gjobë nëse nuk paguani siguracionin e makinës brenda muajit, Konfindustria kërkesë Kuvendit: Mos e miratoni projekt-ligjin

83

Projekt-ligji që parashikon penalitet me 500 mijë lekë gjobë për të gjithë ata drejtues mjetesh që vonojnë në pagesën e siguracionit të makinës me një muaj dhe që kapen duke qarkulluar në rrugë ka hasur në kundërshtinë dhe të shoqatës Konfindustria.

Përmes një njoftimi për media Konfindustria i kërkon Kuvendit të mos e miratojë këtë projet-ligj, i cili do të rëndojë mbi xhepat e qytetarëve dhe bizneseve.

Njoftim i plotë: Konfindustria i kërkon Kuvendit të Shqipërisë, që në ditët e fundit tij të mos miratojë projekt ligjin për ndryshime në Kodin Rrugor, në të cilin parashikohet sanksionimi i penalitetit automatik për mbi 500 mijë, qytetarë dhe biznese zotërues të automjeteve, që nuk kryejnë sigurimin e detyrueshëm brenda një afati kohor 30 ditor nga skadimi i të mëparshmit. Penaliteti absurd arrin deri në 50 mijë leke edhe nëse automjeti nuk del në rrugë.

Konfindustria shpreh shqetësimin, që akte ligjore kaq të rëndësishme, sikurse projekt ligji në fjalë, që prekin një numër shumë të madh të qytetarëve dhe bizneseve, kalojnë pa asnjë debat publik dhe pikërisht në fundin e legjislaturës dhe kulmin e fushatës zgjedhore të 25 prillit. Mënyra e mësipërme sesi është zhvilluar gjithë procesi legjislativ i deritashëm dhe koha e zgjedhur janë të shprehje të mundësisë për prannë e “ state capture/kapje e shtetit si shkalla më e lartë e korrupsionit.

Konfindustria vlerëson, se në parim eshtë krejt e papranueshme, që tejkalimi i afatit 30 ditor të sigurimit të penalizohet edhe në kushtet kur automjetet nuk dalin në rrugë. Aq më shumë në kushtet e pandemisë së Covid 19 kur afate të tilla janë plotësisht të mundshme për tu tejkaluar nga qytetarët për arsye shëndetësore pa përmendur arsyet financiare. Edhe më e rëndë paraqitet gjëndja për bizneset. Bizneset, që kanë numër të madh automjetesh dhe makinerish do të jenë të detyruar të paguajnë siguracione edhe nëse mjetet e tyre për arsye të mungesës së punës janë të mbyllur.

Konfindustria vlerëson, se ekzekutivi dhe Kuvendi i Shqipërisë kishin shumë më tepër arsye të kërkonin nga autoritet rregullatore në varësi të tyre për menyrën sesi është ndërtuar dhe funksionon sot tregu i sigurimeve në Shqipëri. Tregu i sigurimeve ka shenja të qarta të organizimit në formë karteli të pastër, me cmime policash të fiksuara me platforme unike teknologjike, pa konkurencë ndërmjet operatorëve dhe asnjë licencë të re të dhënë në vite për operatorë të rinj. Pasojat janë të dukshme te qytetarët dhe bizneset ku vetëm mjafton të përmendim, se pagesa për prime të siguruara në Shqipëri është të paktën 60% me e ulët, se në Kosovë për të mos përmendur vende të tjera të rajonit dhe më gjerë.