500 celularë kontrabandë në portin e Durrësit, sekuestrohet një sasi eurosh e paundësh

65

500 celularë të markave të njohura janë sekuestruar sot në Durrës, si mall kontrabandë.

Aksioni u zhvillua nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, mëngjesin e sotëm.

Policia Kufitare ka bërë kontroll në autobusin me drejtues shtetasin I. F. dhe si rezultat janë konstatuar mbi 25 pako brenda të cilave ndodheshin rreth 500 telefona celular pa faturë shoqëruese dhe një sasi rrobash.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar një sasi eurosh dhe paundësh të cilat po numërohen, po ashtu mësohet se vijon kontrolli i imtësishëm për gjetjen e sendeve të tjera të kundërligjshme.