Ballina Showbiz 50 Cent zbukuron pemën me këpucët e ish-të dashurës

50 Cent zbukuron pemën me këpucët e ish-të dashurës

Gjithësescili prej nesh mezi pret që të vijnë festat e fundvitit dhe të vendosë pemën e Vitit të Ri. Kjo gjë ka ndodhur edhe me reperin e famshëm 50 Cent.

Duket se reperi është kujdesur që gjithçka të jetë gati për datat festive. Por pemën e Vitit të Ri e ka zbukuruar në një mënyrë shumë të veçantë dhe aspak të zakonshme.
Ai ka vendosur këpucët e ish të dashurës së tij në pemë në vend të zbukurimeve.

“Nuk munda të gjeja zbukurimet për pemën time, kështu që gjërat e vjetra të ish të dashurës funksionuan. Po, ajo duhej të largohej me ato që erdhi,” – shkroi ai në Instagram, duke publikuar edhe foton e pemës.