Ballina Showbiz 5 vite pa Paul Walker, vetëm një nga miqtë e “Fast and...

5 vite pa Paul Walker, vetëm një nga miqtë e “Fast and Furious” e kujton

5 vite më parë, aktori i famshëm Paul Walker u nda nga jeta në një aksident me makinë. Me 30 nëntor të vitit 2013, Paul ishte nisur në një event të fondacionit të tij, kur makina e tij mori flakë dhe humbi jetën në mënyrë tragjikë së bashku me shokun e ngushtë.

Paul ishte i njohur për rolin e tij në sagën e “Fast and Furios”, dhe shumë i dashur për publikun në gjithë botën. Në moshën 40-vjeçare, Walker u nda nga jeta dhe miqtë e tij e kanë përjetuar shumë, sidomos aktori Vin Diesel. Ajo që bie në sy është se këtë 5 vjetor, asnjë nga miqtë nuk e ka kujtuar ende aktorin në rrjetet sociale.

E vetmja që ka bërë një postim është Jordana Brewster, e cila në “Fast and Furious” kishte rolin e të dashurës së Paul.
“Sot, 5 vite pa ty. Më mungon. Të dua” – shkruan Jordana në foton e postuar në Instagram.
Megjithëse, ka ende kohë që miqtë e tij të bëjnë një dedikim për Paul, deri më tani asnjëri nuk është kujtuar.