5 orë në det të hapur në mes të stuhisë, tre të rinjtë nga Vlora arrijnë të dalin në breg

47
Foto ilustruese

Tre të rinj kanë rrezikuar seriozisht jetën e tyre ditën e sotme, teksa udhëtonin në bordin e një gomoneje nga Vlora.

Duket se të rinjtë kanë kundërshtuar urdhrin e autoriteteve për të mos lundruar për shkak të erës së fortë dhe reshjeve të shiut.

Në det të hapur ata u përballën me një stuhi e për shkak të saj u bllokuan 5 orë në det të hapur.

Fatmirësisht ata arritën të ktheheshin në breg.