5 kg kanabis në banesë, bie në pranga një person nga Kruja

27

Një person ka përfunduar në prangat e policisë pasi në banesën e tij janë gjetur 5 kilogramë drogë.

I arrestuari është shtetasi P. Ç., banues në fshatin Mallkuç, Krujë.

Prangosja e tij u bë gjatë së enjtes, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 5 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.

Dyshohet se i ndaluari e kishte bërë lëndën narkotike gati për shitje, teksa ndaj tij hetimet janë në vijim.