Ballina Stil / Modë 5 gjërat që nuk duhet të na mungojnë në valixhe kur udhëtojmë...

5 gjërat që nuk duhet të na mungojnë në valixhe kur udhëtojmë në mot të ftohtë

Ndërsa keni planifikuar të arratiseni për disa ditë pushime nga vendi, gjëja që na mundon më shumë është përgatitja e valixhes.
Zgjedhjen e veshjeve ia lëmë në dorë stilit tuaj, por gjithmonë duke u bazuar në motin e vendit ku do të udhëtoni. Ka pesë gjëra të cilat janë esenciale në udhëtimet në dimër:
1. Kremi hidratues: Është shumë i rëndësishëm në këtë kohë pasi ajri i ftohtë thanë lëkurën.

2. Pallto pellushi: Shton gjithmonë një prekje të rafinuar dhe trendi në veshjen tuaj, ndërsa ju mban ngrohtë.

3. Getat: Janë shumë të domosdoshme, pasi mund të tregoni anën tuaj femërore, por pa patur ftohtë. Vishini me një fund, fustan apo poshtë pantallonave të grisura.

4. Balsam për buzët: Ashtu si hidratoni fytyrën, duhet të kujdeseni edhe për buzët. Vendoseni gjithmonë para se t’i lyeni me buzëkuq.

5. Shalli: Mund të zgjidhni më mirë një shall të madh, me të cilin mbuloheni mirë dhe i jepni ngjyra veshjes suaj.