Ballina Kuriozitete Pesë gjërat që duhet të bëjmë në fundjavë

Pesë gjërat që duhet të bëjmë në fundjavë

Këtu gjeni pesë gjërat që duhet të bëni për një të diel dembele dhe ta përfundoni fundjavën me një buzëqeshje në fytyrë:

1. Organizoni dollapin.

I hyni dollapit tuaj dhe bëjeni më të lehtë për të gjetur veshjet. Hiqni dorë nga rrobat që nuk vishni më dhe organizojini ato që mbani.

2. Hyni online për shopping.

Pasi të keni rregulluar dollapin, mund t’ju nevojitet që të mbushni hapësirën e krijuar me disa veshje të reja. Të dielat, janë ditët më të mira për të blerë online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

3. Shikoni bloget tuaja të preferuara.

Kontrolloni bloget të cilat nuk kishit kohë gjatë javës. Mund të merrni edhe një dozë ekstra frymëzimi për javën e ardhshme.

4. Përkëdhelni veten.

Bëni një dush të gjatë, lyeni thonjtë ose aplikoni një maskë fytyre. Thjesht merrni pak kohë për veten dhe relaksohuni.

5. Gatuani një vakt të mirë.

Mund të bëni vaktin tuaj të preferuar ose të provoni një recetë të re. Thjesht sigurohuni të merrni pak kohë ta realizoni dhe të shijoni vaktin tuaj.