Tragjike, infermierja e infektuar vendos t’i japë fund jetës

171

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali.Infermierja 34-vjeçare, që shërbente në spitalin San Gerardo në Monza, ka vrarë veten, pasi ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Lajmi ka bërë bujë në mediet fqinje, të cilat shkruajnë se stresi, lodhja e ndoshta shqetësimi se mund të kishte infektuar persona të tjerë kanë çuar në gjestin ekstem infermieren 34 vjeçare.

Lajmin e dha Federata kombëtare italiane e infermierëve “Të gjithë dhimbjen e shqetësimin e infermierëve për vdekjen e koleges së re që humbi jetën, dhe të të gjithë 450 mijë profesionistëve të Italisë që po luftojnë të bashkuar rreth familjeve, miqve e kolegevë të tyre.”

Daniela Trezzi punonte në repartin e terapisë intensive të spitalit San Gerardo një nga frontet më madhore të Italisë kundër pandemisë.

Vendimi për të vrarë veten ishite ndoshta stresi i punës me vuajtësit e virusit, por kolegët flasin për frikën e infermieres së re se pasi rezultoi pozitive ndaj sëmundjes, se mund të kishte infektuar persona të tjerë të afërt.