Rama u jep adresë qytetarëve për të qarë hallet

42

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zgjedhur mënyrën e tij origjinale për të suportuar qytetarët në këto ditë të vështira. Për këtë arsye ka menduar të krijojë një platformë për të qarë hallin qytetarët. Sipas Ramës kjo platformë jep mundësinë për të komunikuar drejtpërdrejt me të dhe me çdo ministër ku qytetari në kohë reale mund të “qajë hallin”. Kanali i emergjencës është e mëposhtëmja e shkruar nga vetë Rama.

KJO KOHË ME NJË VARGMAL VËSHTIRËSISH E HALLESH NGA MË TË NDRYSHMET, KA NEVOJË PËR KOMUNIKIM TË VAZHDUESHËM MES INDIVIDIT DHE SHTETIT, PËR TË ADRESUAR SË BASHKU LLOJ-LLOJ PROBLEMESH QË LINDIN NË JETËN E PËRDITSHME TË NJERËZVE
NGA SOT JU KENI NË DISPOZICION NJË KANAL EMERGJENCE PËR TË KOMUNIKUAR DREJTËPËRDREJTË ME MUA DHE ÇDO MINISTËR, DUKE PËRDORUR AJFONIN APO KOMPJUTERIN TUAJ, DUKE E ADRESUAR HALLIN TEK www.shqiperiaqeduam.al
KINI BESIM DHE DURIM, DURIM, DURIM
I LOV