Lajm i mirë për Shqipërinë, çelen negociatat për anëtarsimin në BE

135

Në këto kohëra të vështira që Europa, por edhe bota po kalon, duket se për Shqipërinë dhe Maqedoninë ka lajme të mira. Këto lajme kanë të bëjnë me çeljen e negociatave për anëtarsimin në BE, lajm ky i bërë i ditur nga ministri gjerman i Evropës ,Michael Roth.

“Lajm i mirë në këto kohë të zymta: më në fund drita jeshile në video-konferencën e sotme të Këshillit të Ministrave për Evropën për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE me miqtë tanë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Fitore për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor. Urime Tiranës dhe Shkupit”, shkroi në Twitter ministri gjerman i Evropës.

Edhe Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli ka reaguar duke thënë: “Disa lajme të mira në periudha të vështira: Ministrat e BE dhanë ‘OK’ për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Drejtuesit duhet të ndjekin.

Parlamenti Europian ka mbështetur gjithnjë të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor. Ne kemi nevojë për lidhje të forta me fqinjët tanë, tani më shumë se kurrë. ”