Covid-19/OBSH paralajmëron: “ShBA mund të jetë epiqendra e re”

133

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se SHBA mund të jetë epiqendra e re e Covid-19. “Gjatë 24 orëve të fundit, 85% e rasteve të reja vinin nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara”, bëri të ditur Margaret Harris, zëdhënëse e OBSH.

Mësohet se dy shtetet më të prekura nga Covid-19 janë Italia dhe Spanja, teksa 40 përqind e rasteve mësohet të kenë ardhur nga SHBA. Kjo mendohet se është tregues që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë potencial për t’u bërë epiqendra e re e virusit.

‘Ne po shohim një numër të lartë në Shtetet e Bashkuara. Kështu që e ka atë mundësi. ShBA ka një numër të madh shpërthimesh që po sjell intensitet.’

ShBA ka 582 viktima dhe 46,168 të infektuar, teksa Trump i premtoi biznesit amerikan se do të rihapë së shpejti!