Covid-19, regjistrohet rasti i parë në radhët e stafit mjekësor në Lezhë

123

Në Lezhë është shënuar e prekura e parë në radhët e stafit mjekësor. Bëhet fjalë për një 54 vjeçare e cila ushtron profesionin e infermieres.

Menjëherë janë marrë masa për të izoluar të gjithë stafin mjekësor , teksa nuk dihet ende se si e ka marrë infermierja virusin. Ndërkohë kjo e fundit ndodhet në spitalin Infektiv, teksa në bazë të gjendjes së saj do të vlerësohet nëse do të karantinohet në shtëpi, spital apo ka nevojë për terapi intensive.