Koronavirusi nuk ndal Vettingun, të mërkurën seanca radhës

145

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të rinisë ditën e mërkurë vlerësimin e gjyqtarëve për të shprehur nëse ata plotësojnë kriterin e pasurisë, integritetit moral dhe anës profesionale.

Në seancën e ditës së mërkurë do të jepet vendimi për figurën e gjyqtarit Bib Ndreca, aktualisht gjyqtar pranë Gjykatës së Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit. Vendimi pritet të shpallet të mërkurën më 25 mars ora 11:00  pranë Pallatit të Kongreseve teksa trupa gjykuese mësohet të jetë e përbërë nga Xhensila Pine, Etleda Çiftja, Pamela Qirko.