Djali i deputetes së PS, rezulton pozitiv ndaj Covid-19

140

Djali i deputetes së PS Antoneta Dhima është një ndër 3 të infektuarit në Fier nga Covid-19. Gjatë një lidhje telefonike me “Abc” deputetja pranoi se i biri ishte i prekur nga virusi.

26-vjeçari pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19, është sjellë në spitalin Infektiv për të marrë trajtimin mjekësor.

Nuk dihet ende si e ka marrë virusin djali teksa familja e deputetes është vetë-karantinuar.