Covid-19/Zv.kryeministrja spanjolle në spital nga infeksioni në rrugët e frymëmarrjes

97

Ditë të zeza janë këto për Spanjën ku numri i vdekjeve nga Covid-19 kanë kaluar numrin 2000, i të prekurve ka arritur 33089 dhe në 24 orë kanë humbur jetën 435 persona. Një bilanc tragjik teksa sistemi shëndetësor i Spanjës është i mbingarkuar.

Mendohet se virusi i rrezikshëm nuk ka kursyer as zëvëndës kryeministren Carmen Calvo e cila ndodhet e shtruar në klinikën “Ruber” në Madrid për shkak të një infeksioni në rrugët e frymëmarrjes. Deklarata u bë nga burime të qeverisë teksa pritet rezultati i testit për të kuptuar nëse Calvo është e prekur apo jo.