Emergjenca e koronavirusit i hap dyert e burgut të dënuarve në Shqipëri, ja kush përfiton

215

Eemrgjenca e Covid-19 ka pasur si rrjedhim që qeveria shqiptare të miratojë një akt normativ i cili i krijon mundësinë të burgosurve të marrin një leje të veçantë. Kjo leje pritet të zgjasë deri në fund të epidemisë dhe do të përfitohet nga personat e dënuar deri në 3 vite burg.

Po kush përfiton nga kjo leje?

I dënuari mund të përfitojë leje të veçantë qëndrimi të përkohshëm në shtëpi për një periudhë 3-mujore, në rast se në datën e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ:

– është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe përmbush të dyja kushtet e mëposhtme:

I ka mbetur pa vuajtur nga dënimi i dhënë deri në tre vjet burgim;

Nuk është në kriteret ndaluese të parashikuara në nenin 5, të këtij akti normativ.

– është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe përmbush të gjitha kushtet e mëposhtme:

I ka mbetur pa vuajtur nga dënimi i dhënë deri në pesë vjet burgim;

Është baras ose mbi moshën 60 vjeç;

– Vuan nga një sëmundje kronike e rrezikshme për jetën, e vërtetuar me dokumentet mjekësore përkatëse, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi;

Nuk është në kriteret ndaluese të parashikuara në nenin 5, të këtij akti normativ.

Periudha e qëndrimit të përkohshëm në shtëpi, sipas përcaktimeve të këtij neni, përfshihet në kohën e vuajtjes së dënimit.

Nëse gjatë periudhës së zbatimit të lejes së veçantë të qëndrimt të përkohshëm në shtëpi, gjykata vendos ekzekutimin e vendimit të dënimit me një dënim alternativ, sipas parashikimeve të Kodit Penal, leja e veçantë, sipas këtij akti normativ, shfuqizohet.

Për të përfituar nga kjo leje i dënuari duhet të ndjekë një procedurë të posaçme.