Lajm i mirë/Mbrojtja Civile në Itali lajmëron ulje të lehtë të rasteve dhe viktimave

119
Angelo Borrelli

Mbrojtja Civile në Itali ka lajmëruar një ulje të lehtë sot të numrit të të prekurve. Lajmërimi u dha me anë të komisarit Angelo Borrelli i cili lexoi buletinin e orës 18:00 në trasmetim direkt televiziv.

Vërehet një ulje e tendencës së rritjes së numrit të të prekurve në ditë ku sot numrat e të prekurve u rritën me 3780, ndërsa dje rritja ishte me 3957 raste të reja. Një ulje ka patur edhe në viktima 602 vdekje orët e fundit, ndërsa dje regjistroheshin 651.

Ndërkohë numri i të shëruarve ulet ndjeshëm teksa sot u regjistruan 408 teksa dje ishin 952 të shëruar. Deri tani Italia regjistron 63.927 të prekur me një kalvar ngjarjesh dramatike që e kanë lënë vendin të tronditur nga ana njerëzore , por edhe ekonomike.