Futbollisti 28 vjeçar bën apel: “Merreni seriozisht, nuk po marr dot frymë”

480

Lee Duffy, një futbollist irlandez ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit dhe prej tetë ditësh qëndron në spital duke u përpjekur të shërohet.

Në një postim në Twitter ai ka bërë apel për të gjithë që të mos e nënvlerësojnë këtë sëmundje.

“Ashtu siç mund ta dini ose jo, unë rezultova pozitiv me Covid-19 dy javë më parë. Kam kaluar 8 ditë në spital dhe mbahem me oksigjen sepse nuk mund të marr frymë vetë. Jam i frikësuar se çfarë do të ndodhë më pas. Fatmirësisht po e kaloj dhe po ndihem më mirë tani”, shkroi ai.

Për gjendjen e tij ka reaguar ish-ekipi Warrenpoint me anë të një deklarate në Twitter ku shkruan:

“Ish-lojtari ynë Lee Duffy ka folur për virusin Covid-19 dhe fatmirësisht po shërohet. Ne mendojmë dhe lutemi për trajtimin e tij të mëtejshëm.”