Ditë e zezë për Shqipërinë, shënohet viktima e pestë nga Covid-19

112

Një ditë e zezë për Shqipërinë ku nga Covid-19 është shënuar viktima e pestë. Bëhet fjalë për një 61 vjeçar nga Tirana. Ai ishte i shtruar në spitalin Infektiv dhe ndodhej në terapi intensive.

61-vjeçari nga Tirana është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë. 61-vjeçari kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.