Modeli i parandalimit të koronavirusit në Veneto shkon në nivelin tjetër ja dy iniciativat kryesore

115

Modeli i Venetos për të parandaluar përhapjen e Covid-19 kalon në fazën tjetër, ku nën udhëheqjen e guvernatorit Luca Zaia janë parashikuar dy iniciativa.

E para konsiston në bërjen e testit me anë të një kiti (që zgjat 15 minuta) që identifikon antitrupat dhe bëhet në rrugë ku qytetarët i nënshtrohen vullnetarisht atij. Synimi i këtij lloji testimi është identifikimi i personave që e kanë marrë virusin në mënyrë asiptomatike, pra pa siptoma dhe e kanë kaluar. Deri tani regjioni ka porositur 500 mijë teste të tilla.

Iniciativa e dytë konsiston në nënshtrimin në test të rreth 54 mijë qytetarëve në kontakt direkt me publikun si mjekë, infermierë e kategori në shërbim direkt të publikut. Kjo “fushatë paralele” do të ndiqet nga mikrobiologu Andrea Crisanti.

Synimi i Venetos është të arrijë në 13.000 teste në ditë. Këtyre masave u shtohen dhe eksperimentimet që do të bëhen me ilaçin Avigan.