Ndahet nga jeta një tjetër pacient i prekur nga Covid-19 në Shqipëri

109

Një lajm i rëndë vjen nga Ministria e Shëndetësisë e cila sot në mbrëmje ka komunikuar ndarjen nga jeta të një pacienti të prekur nga Covid-19.

Gjatë mbrëmjes mushkërinjtë e pacientit të prekur nuk kanë mundur ta mbajnë më barrën e infeksionit dhe kanë ceduar, teksa raportohet se i ndjeri vuante nga kanceri në mushkëri ,në stad tejet të avancuar.

71-vjeçari me origjinë nga Kuçova, i trajtuar më herët në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, prej 7 ditësh ishte shtruar në spitalin Infektiv dhe gjatë mbrëmjes pati një komplikacion të menjëhershëm kardiak atrial.

71-vjeçari vuante nga disa sëmundje shoqëruese: kancer mushkërie, diabet mellitus, fibrilacion arterial dhe hipertension.

Ministria e Shëndetësisë ka shprehur ngushëllime teksa ka bërë apel për të qëndruar në shtëpi.