KUJDES!/Pipero jep alarmin: “Ky mesazh nuk është i imi”

253

Teksa Shqipëria njësoj si vendet e tjera të botës ndodhet e bllokuar për shkak të Covid-19 shumë mjekë kanë dalë me zë e figurë për të raportuar orë pas ore situatën e krijuar në vend nga virusi vdekjeprurës. Një ndër ta edhe mjeku i njohur Pëllumb Pipero.

Sot ai ka njoftuar të gjithë shqiptarët se një mesazh fals po qarkullon në telefonat e qytetarëve. Ky mesazh mban firmën e tij në fund. Mjeku ka bërë apel të mos luhet me jetët e njerëzve teksa nuk dihet ende kush është në humor për shaka në këto kohëra për të shpërndarë mesazhe të tilla.

Mesazhi i mjekut Pëllumb Pipero:

Te Dashur Qytetare!

Sapo lexova nje mesazh te tille i cili jo vetem nuk eshte dhe nuk mund te jete i imi, dhe si i tille eshte i denueshem, por mbi te gjitha eshte shume i demshem per situaten qe kalon jo vetem vendi yne por gjithe bota nen peshen e nje pandemie shume serioze qe deri tani ka shenuar mijera viktima, dhe per te cilen ende nuk kemi nje arme ne dore per ta luftuar, as medikamente te certifikuara dhe as vaksine. E vetmja arme qe kemi,eshte ne duart tuaja, te qendroni ne shtepi, te beni durim dhe te respektoni keshillat tona. Mesazhe si ky qe po lexoni jane shume te demshme, madje dhe te denueshme! Keshilloj kedo qe guxon e shkruan ne emrin tim sot, ose te kolegeve te mi neser, te mos luaje kesisoj. Sot ne kemi perballe coronavirusin dhe duhet te mjekojme te semuret e te gjurmojme e identifikojme rastet e kontaktit, neser ligji do gjurmoje e vere para pergjegjeise te gjithe ata qe guxojne te luajne me jeten e qytetareve!

Falemnderit!

PS. Emrin e maresit te mesazhit e kam fshire!