Një video virale i jep Italisë alarmin për një ilaç të përdorur në Japoni, konfirmohet nisja e eksperimentimit

202

Një video virale në Itali, ku shfaqet një 41 vjeçar i quajtur Cristiano Aresu i cili dëshmon se sipas tij Japonia ka gjetur zgjidhjen për Covid-19 ka vënë në lëvizje Italinë. I riu në video flet se Japonia ka gjetur zgjidhjen me anë të një ilaçi të quajtur Avigan.

Pas bërjes virale të kësaj video , Luca Zaia guvernatori i Venetos ka lajmëruar se do të nisë eksperimentimi në Itali i këtij ilaçi. AIFA gjithashtu ka lajmëruar se do të ngrejë një komision teknik-shkencor për të vlerësuar ilaçin.

Aresu thotë në video se “Avigan është një ilaç kundër gripit që para pak kohësh shitej në farmaci, këtu kanë zbuluar se soministrimi i ilaçit , kur është verifikuar me anë të tamponit se rasti është pozitiv, bllokon sëmundjen në 91 % të rasteve. ”

Njerëzit të habitur nga ky lajm e kanë shpërndarë videon në masë.

Po çfarë është Avigan?

Po flasim për një ilaç i njohur si Favipiravir për ata që merren me fushën. Ky ilaç u krijua nga Fujifilm Toyama në vitin 2014. Sipas Zhang Xinmin, drejtor i Qëndrës Kombëtare për Zhvillim në Kinë ilaçi ka një siguri të lartë dhe kush e ka përdorur ka arritur ta negativizojë virusin brenda 4 ditëve.

Por, çfarë thotë AIFA (Agjensia kombëtare e medikamenteve në Itali)?

AIFA thotë se ky ilaç përdoret gjërësisht në Amerikë jo në Europë dhe akoma nuk ka teste të mirëfillta që të garantojnë efikasitet ndaj Covid-19. Po flasim për rezultate të fillimit, të pa konfirmuara.

Megjithatë sipas studimeve kineze ky ilaç është testuar tek kafshët dhe ka dhënë efikasitet për sëmundje virale të ardhura nga to.

Megjithatë Zaia ka pranuar me anë të një postimi në Facebook se pas videos virale do të fillojë eksperimentimi në Veneto, pas dhënies së dritës jeshile nga AIFA.