Pas Rusisë edhe Kuba në ndihmë të Italisë, 52 mjekë dhe infermierë zbarkojnë në shtetin fqinj

182

Pas ndërhyrjes së Rusisë edhe Kuba po i vjen në ndihmë Italisë fqinje. Plot 37 mjekë dhe 15 infermierë kubanezë kanë zbarkuar në Itali teksa janë pritur me ovacione dhe me krahë të hapur nga italianët të cilët ndodhen në një nevojë ekstreme.

Corriere della Sera, ka postuar një video ku “bluzat e bardha” të mbërritur nga Kuba, janë pritur si heronj në aeroport, mes duartrokitjesh dhe inkurajimesh.