Conte e mori në telefon para disa ditësh…/Rusia bën gjestin e madh për Italinë

166

Vladimir Putin e mbajti fjalën e dhënë! Presidenti rus dërgoi ndihma për Italinë. Nëntë avionë transportues ushtarakë Il-76, janë nisur mëngjesin e sotëm nga baza luftarake ruse Chkalovsky në Moskë me destinacion bazën ushtarake italiane , 30 km larg Romës.

Ndihma vjen, kur Italia ka më shumë nevojë teksa skenari në shtetin fqinj është ndër më seriozët në të gjithë globin. Rusia është e vetmja pas Kinës që po e ndihmon Italinë, teksa Europa dhe SHBA janë më të fokusuara në vendet e veta.

Bashkë me pajisje mjekësore që mungojnë në Itali, në 9 avionët ndodhen edhe 100 profesionistë që do të ndihmojnë stafin italian të kalojë këtë gjendje të tmerrshme.

Mjekët rusë janë të specializuar dhe të trajnuar ndërkombtarisht për t’ju përgjigjur kërkesave të situatës.

Rusia ka reaguar në mënyrë tempestive teksa para pak ditësh Conte mori vetë në telefon Putin për t’i kërkuar ndihmë.

Nga ana e kryeministrit italian kanë ardhur falenderime të shumta për shtetin rus dhe udhëheqësin e tij, Putin.

#Видео Кадры погрузки медицинского оборудования и имущества Минобороны России в самолеты Ил-76 на аэродроме Чкаловский для отправки в Италию в рамках помощи стране в борьбе с коронавирусом#МинобороныРоссии #АрмияРоссии #ВКС #ВоенныеВрачи #РоссияИталия #БорьбасКоронавирусом

Gepostet von Минобороны России am Sonntag, 22. März 2020