Tërmeti i bën dëmin e madh Kroacisë, dëmtohen spitalet e njerëzit vërshojnë në rrugë (PAMJE)

137

Të tmerruar nga lëkundjet e fuqishme, mijëra njerëz thyen urdhrin e qeverisë për të qëndruar në shtëpi dhe dolën në rrugë. Menjëherë më pas autoritetet i bënë thirrje banorëve të qëndrojnë jashtë shtëpive dhe larg godinave. Kurse ministria e Brendshme kërkoi të ruhet distanca që mos përhapet koronavirusi.

Sakaq në spitale ka pasur dëme të konsiderueshme. Dëme në spitalin e lindjes Petrova në Zagreb kanë qenë ndër më seriozet.

Dhomat në reanimacion dhe reparte të tjera u dëmtuan rëndë duke tmerruar pacientet. Një pjesë dolën në rrugë kurse të tjerë u transportuan jashtë godinës nga infermierët.

[TUŽAN PRIZOR U ZAGREBU] Rodilje s bebama nakon nekoliko potresa izveli van iz bolnice na zimu. Prestrašno! 🙁

[TUŽAN PRIZOR U ZAGREBU] Rodilje s bebama nakon nekoliko potresa izveli van iz bolnice na zimu. Prestrašno! 🙁 Budimo jaki u ovim teškim danima…

Gepostet von eMedjimurje am Sonntag, 22. März 2020