Është zyrtare, futbollisti i famshëm i Juventus , rezulton pozitiv ndaj Covid-19

195

Virusi vdekjeprurës nuk ka kursyer as të famshëm e as yjet e futbollit. Pas qarkullimit të lajmit se futbollisti i Juventus Dybala kishte rezultuar pozitiv , vjen konfirmimi.

Dybala dhe e dashura e tij Oriana janë të prekur nga Covid-19. Një rezultat i ardhur nga testi i bërë nga çifti.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dybala në rrjetet sociale.

“Përshëndetje të gjithëve, unë dhe Oriana sapo kemi marrë rezultatin e provës dhe të dy rezultuam pozitivë në Covid 19”

“Por të dy jemi mirë dhe në gjendje të përsosur. Faleminderit për mesazhet e dashurisë”, shkruan futbollisti i njohur.