Covid-19/Dinozauri që u bë yll interneti ndalohet nga policia në Spanjë

175

Një shtetas spanjoll që vishej si dinozaur i ka bërë agjentët e policisë në Spanjë të humbin durimin. Edhe në Spanjë, vend i prekur si gjithë globi nga Covid-19 ku 1000 persona kanë humbur jetën njerëzit janë mbyllur në shtëpi duke rrespektuar rregullat.

Këtë fakt mesa duket e ka injoruar disa herë një person i veshur si dinozaur. Në një video ai shfaqet duke hedhur mbeturinat e në një tjetër duke hipur në çati. Sot u bë i mundur ndalimi i tij, teksa maskimi i burrit e bën aksionin e policisë të duket si një skenë e Jurassic Park.