Përmbysen rolet, Afrika manifeston racizëm të rëndë ndaj europianëve e kombësive të tjera

148

Në Afrikë pandemia e koronavirusit ka ngjallur racizëm të egër ndaj europianëve dhe kinezëve dhe nuk po flasim për raste të izoluara, por për agresione të vërteta dhe dhunë të egër në disa shtete, që nga Kenia, Afrika e Jugut dhe Etiopia.

Gjithçka ndodh ndërsa në kontinentin afrikan ka shkuar në 805 numri i të prekurve të konfirmuar nga koronavirusi.

Siç raportohet në platformën Covid19-Africa, vendi me numrin më të madh të të prekurve është Egjipti me 256 raste, i ndjekur nga Afrika e Jugut me 151 raste, Algjeria me 90, Maroku me 63, Tunizia me 39, Senegali me 38, Burkina Faso 33, Republika demokratike e Kongos dhe Kameruni me 14, Nigeria me 12, Ruanda me 11, Costa d’Avorio, Gana dhe Togo me 9, Kenia me 7, Etiopia, Tanzaia dhe Seychelles 6, Guinea ekuatoriale 4, Gabon, Nambia dhe Mauritius 3, Zambia, Guinea, Liberia, Mauritania e Benin 2, Republika e Kongos, Republika e Afrikës Qendrore, Gabon, Sudan, Eswatini, Benin, Somalia, Gambia, Niger dhe Capo Verde 1, për një total prej 21 të vdekurish dhe 72 të shëruarish.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Etiopi, i dënoi sulmet e ndodhura ndaj qytetarëve të huaj të dyshuar dhe akuzuar si të prekur me koronavirus.

“Janë sinjalizuar raste ngacmimesh dhe agresionesh drejtpërdrejtë të lidhura me Covid-19 nga qytetarë banues në Addis Abeba ndaj qytetarëve europianë dhe vendeve të tjera. Në bazë të dëshmive sulmohen me gurë, pështyhen dhe ju mohohen shërbimet”, lexohet në deklaratë.

Një burrë në Kenia i dyshuar si pozitiv me koronavirus, u rrah për vdekje nga ana e një grupi të rinjsh ditën e enjte, teksa po kthehej në shtëpi. Burri i moshës 35-vjeçare i identifikuar si George Kotini Hezron, po kthehej në një shtëpi nga një bar në Msambweni, një fshat peshkatarësh mjaft popullor për turistët për shkak të plazheve mahnitëse. Pasi e sulmuan verbalist, turma e rrahu dhe e qëlloi me gur , para se të arratiseshin.

Pavarësisht dërgimit në spital, ai gjeti vdekjen si pasojë e plagëve të marra.